Sondazhi i BBC: Katari, Botërori më i mirë në shekullin 21

1 minut lexim

Në një sondazh të BBC-së se cila Kupa e Botës ishte më e mira në shekullin e 21-të, rreth 78 për qind e pjesëmarrësve në sondazh votuan për Katarin.

Turneu në të cilin Argjentina mposhti Francën në një finale dramatike me penallti, e fitoi me shumicë dhe asnjë turne tjetër nuk mori më shumë se 60 për qind të votave.

“Ishte një Botëror plot tronditje dhe përfundoi ndoshta me finalen më të madhe ndonjëherë. Maroku arriti në gjysmëfinale, Japonia bëri surpriza të mëdha dhe Arabia Saudite mundi kampionët e ardhshëm të botës në ndeshjen hapëse”, shkruan BBC.

Televizioni kombëtar britanik bojkotoi hapjen e Kupës së Botës dhe në disa transmetime paralajmëroi për shkeljen e të drejtave të njeriut në atë vend, andaj është edhe më e habitshme fakti që Katari fitoi sondazhin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pollozhani: Vuçiq, kopje e shëmtuar e Putinit

Story i radhës

Tentimeve fashizoide të A.Vuçiqit për ta zhbërë shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, iu erdhi fundi i turpshëm..!?

Të fundit nga