Sondazh: 37% e bullgarëve janë të kënaqur me qasjen në kujdesin shëndetësor, ndërsa 47% nuk janë

September 8, 2022
1 minut lexim

Bullgaria ka numrin më të madh të spitaleve në BE për kokë banori, kjo sipas një hulumtimi të kryer nga Qendra Kërkimore ‘Trend’ dhe Klubi i Ekspertëve për Ekonominë dhe Politikën (ECEP), hulumtim ky i paraqitur nga Arkadi Sharkov përfaqësues i ECEP-it dhe Dimitar Ganev përfaqësues i ‘Trend’ gjatë një konference shtypi të enjten me temën “Qasja në kujdesin shëndetësor në Bullgari” në Klubin Kombëtar të Shtypit të BTA-së. 

Sondazhi tregon se 37% e bullgarëve janë të kënaqur me qasjen në kujdesin shëndetësor, ndërsa 47% jo.

Sondazhi u krye nga muaji korrik deri në muajin shtatori të këtij viti, dhe përfshinte 1,005 të anketuar nga i gjithë vendi. Ka 53 spitale për çdo një milion banorë.

Bullgarët janë më të pakënaqur me aspektin financiar të kujdesit shëndetësor.

Sipas sondazhit, bullgarët kryesisht nuk e miratojnë pagesën shtesë për barnat (20% e të anketuarve), 53% i shohin si problem serioz çmimet e vizitave mjekësore, 27% kanë anashkaluar vizitën te mjeku specialist për shkak të mungesës së burimeve financiare, 19% kanë ndërprerë marrjen e barnave, sërish për shkak të mungesës së parave.

Mes viteve 2015 dhe 2019, pagesa për shpenzimet e barnave ra për 4%. Në vitin 2019, shuma vjetore e pagesave shëndetësore për familje ishte prej 460 deri në 500 leva Bullgare, prej të cilave 60 deri në 80% janë pagesa për barna, tha Sharkov.

Më shumë se 55% e qytetarëve mund të vizitojnë mjekun e përgjithshëm në të njëjtën ditë, dhe 25% vizitojnë mjekun e përgjithshëm një ditë më pas. Këto shifra janë pothuajse identike me një mjek specialist, tha Ganev. Vetëm 4% e të anketuarve iu desh të prisnin më shumë se një muaj për të vizituar një specialist të kujdesit shëndetësor. Rreth 36% e qytetarëve, kryesisht njerëz mbi moshën 50 vjeçare, duhej të shtroheshin në spital.

Spitalet bullgare janë ndër më të shpejtët në BE sa i përket listave të pritjes për pranim në spital. Në vitin 2019, vetëm 4.9% e njerëzve ishin të pakënaqur me kohën e pritjes. Pak më shumë se 2% ishin të pakënaqur me distancën e përshkuar dhe mjetet e transportit deri tek një institucion spitalor.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Regjistrohen 109 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Story i radhës

watchOS 9 mbërrin më 12 Shtator

Të fundit nga

ShkoLartë