Soko: Pati arrestime pas protestës kundër rritjeve të çmimeve, Shqipëria si Rusia

March 10, 2022
1 minut lexim

Gjatë kësaj të enjte, në Tiranë, qytetarët shqiptarë kanë protestuar kundër rritjes së çmimit të produkteve ushqimore dhe naftës.

Në lidhje me këtë, ka folur aktivisti i shoqërisë civile, Pano Soko, i cili tha se është bërë zakon që pas çdo proteste atje të ketë arrestime, ku e krahasoi qeverisjen diktatoriale të Vladimir Putinit në Rusi me atë të Edi Ramës në Shqipëri.

“Sonte kanë përfunduar protestat, ku është bërë zakon që pas çdo proteste të ketë arrestime. Nuk ndodh vetëm në Rusinë e Putinit, por ka Rusi të vogla kudo nëpër botë, dhe një mini-Rusi është edhe këtu në Shqipëri, ku pas çdo proteste patjetër do të ketë njerëz të arrestuar dhe u mohohet e drejta e tyre për të protestuar”, është shprehur Soko.

Tutje, Soko tha se dje çmimi i naftës arriti në 2.2 euro për litër, që sipas tij, për një që pagën mesatare e ka diku 400 euro, është çmim i papërballueshëm.

“Njerëzit kërkojnë nga qeveria që të ndërhyjë në këto drejtime, ku kërkojnë që të mundësoj një çmim të përballueshëm për qytetarët duke përdorur mjetet e saj që ka në dorë dhe e dyta, të mundësoj që të gjithë ata që preken nga kjo krizë të marrin një kompensim sa më të drejtë nga qeveria”, ka thënë Soko.

Kujtojmë se rritje të çmimeve ka pasur edhe në Kosovë, ku një litër naftë ka arritur vlerën e 1.82 euro, ndërsa për një shishe vaj kosovarët është dashur të paguajnë 3.49 euro.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryediplomatja gjermane: Para anëtarësimit në BE është statusi i kandidatit, para statusit të kandidatit dialogu me Serbinë

Story i radhës

Në vijën e parë të frontit: Nëse bie Kharkiv, bie e gjithë Ukraina – pamje shqetësuese

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë