sogojeva te dhenat personale nuk mund te shkelen e as te perdoren nga askush 61efb24e02e4c

Sogojeva: Të dhënat personale nuk mund të shkelen e as të përdoren nga askush

January 25, 2022
min lexim

Sot në gjithë botën është shënuar Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave.

Në Kosovë tash e shtatë muaj ekziston Agjencia për Informim dhe Privatësi ku qytetarët mund të drejtohen kur hasin në shkelje të privatësisë.

Krenare Sogojeva-Dermaku,  nga komisioni për Informim dhe Privatësi, ka thënë se të dhënat personale nuk mund të përdoren e as të shkelen nga askush. Në momentin që qytetarët japin informacionet e tyre të nevojshme në një institucion, sipas Sogojevës, institucioni përkatës nuk ka të drejtë t’i përdorë ato të dhëna për qëllime të tjera.

“Të dhënat personale janë personale dhe nuk mund të shkelen e as të përdoren nga askush. nuk janë të dhënat tona personale që i japim institucionit, ata nuk kanë të drejtë t’i përdorin për diçka tjetër ato të dhëna. Qytetarët e kanë sot një derë ku kur konsiderojnë se i është bërë shkelje e privatësisë mund të drejtohen te agjencia e informimit dhe privatësisë”, ka thënë Sogojeva-Dermaku.

Sogojeva tha se Agjencia për Informim dhe Privatësi ka autoritetin që të shqiptojë edhe gjoba për shkelësit e privatësisë por që sipas saj, deri tani nuk ka pasur nevojë për shqiptime të tilla.

“Agjencia për Informim e Privatësi ka autorizime ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Ligji për mbrojtjen  e të dhënave i ka dhënë autoritet agjencisë që në rastin e identifikimit të shkeljes së privatësisë të shqiptojë edhe gjobë, masën sanksionuese ndaj institucionit apo kompanisë që e ka bërë shkeljen… Deri sot kemi pranuar mbi 145 ankesa të gjitha këto ankesa janë mbyllur pa pasur nevojë të japë gjobë”, ka shtuar Sogojeva.

Ajo tha se qytetarët kryesisht ankohen në marketingun e drejtpërdrejtë që bëhet prej operatorëve të ndryshëm që promovojnë shitjen e produkteve të tyre.

Gjoba që parashihet me ligj që agjencia ta shqiptojë ndaj institucioneve arrin deri në 40 mijë euro, theksoi ajo.

Ajo tha se edhe kamerat që vendosen nga bizneset e ndryshme në hapësirat e tyre, përbëjnë shkelje të privatësisë, nëse ato vendosen në hapësirën ku frekuentohet nga qytetarët.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

le ti tregojme botes muziken shqiptare bebe rexha meson miqte e saj si te kercejne valle 61efb241626da
Story i mëparshëm

“Le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”- Bebe Rexha mëson miqtë e saj si të kërcejnë valle

d181d183d0b4d0b8d180 d0b2d0be d186d0b5d0bdd182d0b0d180d0bed182 d0bdd0b0 d181d0bad0bed0bfd198d0b5 d0b2d0bed0b7d0b0d187 d0bdd0b5 d198d0b0 61efb361c5af2
Story i radhës

Судир во центарот на Скопје: Возач не ја пропуштил Брзата помош која транспортирала пациент кон Клинички

Të fundit nga

ShkoLartë