“Le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”- Bebe Rexha mëson miqtë e saj si të kërcejnë valle

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, ka treguar edhe një herë me krenari origjinën e saj shqiptare. Së fundmi, artistja ka postuar në “Instastory” disa video, ku shfaqet duke kërcyer nën tingujt e muzikës popullore shqiptare.

32-vjeçarja ndau me më shumë se 10 milionë fansat e saj nga e gjithë bota, video ku duket teksa mëson miqtë e saj si të kërcejnë vallen e Rugovës.

Festa duket se është zhvilluar në ambientet e shtëpisë së këngëtares dhe duket se shoqëria e saj po e shijon shumë muzikën popullore shqiptare.

Image

Bebe Rexha

Krijuesja e hitit “Meant to Be” thotë gjatë videos: “Më nxirrni pak muzikë shqipe, le t’i tregojmë botës muzikën shqiptare”.

Ndërkohë pas videove ajo ka postuar edhe një tjetër foto gjithashtu në Instastory ku ka ripostuar një meme që tregon një foto dushi ku përveç shapmpos është edhe një dajre që përdoret për të kërcyer valet tradicionale.

Image

Postimi nga Bebe Rexha

“Në rast se playlista ime nxjerr një valle”, shkruhet në foto.

Artistja bën postime të shpeshta që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe traditat shqiptare në përgjithësi.

Image

Postimi nga Bebe Rexha

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vritet një gazetar pakistanez në Lahore

Story i radhës

Sogojeva: Të dhënat personale nuk mund të shkelen e as të përdoren nga askush

Të fundit nga