sofija kerkon nga shkupi respektim te plote te propozimit francez 695b79d3a0a16

Sofija kërkon nga Shkupi respektim të plotë të propozimit francez

January 5, 2026
1 minut lexim

Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me zbatimin e planit francez në Maqedoninë e Veriut.

“Republika e Bullgarisë vëren me shqetësim tezat e fundit të autoriteteve në Shkup, të cilat devijojnë ndjeshëm nga thelbi i Konsensusit Evropian të vitit 2022”, publikoi mbrëmë në në faqen e saj të internetit Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Ata deklarojnë se “çështja se në çfarë gjuhe duhet të jetë Plani për të Drejtat e Komuniteteve që pritet nga Republika e Maqedonisë së Veriut është një çështje e brendshme e vendit fqinj dhe nuk është temë e marrëdhënieve dypalëshe”.

“Dokumenti do të zbatohet nga institucionet e saj ndaj qytetarëve të vet dhe është logjike që ai të jetë në një gjuhë të kuptueshme për ta. Zgjedhja e Shkupit për t’ua paraqitur draftin e këtij plani qytetarëve të saj në anglisht është e vështirë të shpjegohet, veçanërisht nëse Plani synon të zbatohet vërtet”, thotë Ministria e Jashtme bullgare.

Nga Sofja kujtojnë se Plani për të Drejtat e Komuniteteve është një hap që synon të ndjekë hyrjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, e cila është ende në vazhdim dhe që do t’u lejojë, siç thonë ata, fqinjëve tanë të hapin negociatat e pranimit.

Nga atje shtojnë se mirëpresin fjalët e Kryeministrit Mickoski se ai do të “pranojë të gjitha komentet e tjera” të komunitetit bullgar në Plan dhe mbështeten tek ai që ta mbajë këtë premtim.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

petar bogojeski kerkon denimin e komunizmit dhe nje ligj qe ndalon simbolet dhe ideologjine totalitare 695b787d90458
Lajmi i mëparshëm

Petar Bogojeski kërkon dënimin e komunizmit dhe një ligj që ndalon simbolet dhe ideologjinë totalitare

babalja i tiktok gati per tu transferuar ne shqiperi eugert merizaj i denuar 32 vite burg per vrasje ne angli 695b86567212e
Lajmi i radhës

“Babalja” i TikTok gati për tu transferuar në Shqipëri. Eugert Merizaj i dënuar 32 vite burg për vrasje në Angli

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë