kjo eshte paga mesatare ne kroaci 6b0465b9647af

​Kjo është paga mesatare në Kroaci

November 23, 2026
1 minut lexim

Paga mesatare mujore neto në Kroaci për muajin shtator të këtij viti ishte 1 543 euro.

Byroja Kroate e Statistikave njoftoi sot se krahasuar me muajin gusht, paga mesatare neto mbeti nominalisht e njëjtë, por për shkak të rritjes së çmimeve, pësoi një rënie 0,9 për qind në terma realë.

Krahasuar me shtatorin 2025, paga mesatare neto u rrit me gjashtë për qind në terma nominalë dhe me 1,2 për qind në terma realë duke marrë parasysh inflacionin.

Paga më e lartë mesatare neto u regjistrua në sektorin e transportit ajror, duke arritur në 2 431 euro. Më e ulëta u regjistrua në sektorin e prodhimit të veshjeve, me 1 004 euro.

Të dhënat tregojnë se për muajin shtator, dhjetë për qind e të punësuarve në subjektet juridike fitonin deri në 889 euro, ndërsa 20 për qind fitonin deri në 979 euro.

Tridhjetë për qind e të punësuarve kishin një pagë deri në 1 086 euro, dhe 40 për qind fitonin deri në 1 207 euro. Pothuajse dy të tretat e të punësuarve fitojnë më pak se mesatarja

Edhe pse paga mesatare neto është 1 543 euro, pothuajse dy të tretat e të punësuarve fitojnë më pak se kjo shumë. Konkretisht, 60 për qind e të punësuarve kishin një pagë deri në 1 500 euro, që është nën mesataren.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se më shumë se 80 për qind e të punësuarve kanë marrë një pagë neto më të ulët se 2 000 euro në muajin shtator.

Paga mesatare mujore bruto për muajin shtator ishte 2 177 euro. Krahasuar me muajin gusht, ajo ishte 0,1 për qind më e ulët në terma nominalë dhe 1 për qind më e ulët në terma realë.

Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, paga mesatare bruto u rrit 7,5 për qind në terma nominalë dhe 2,7 për qind në terma realë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bb shqiperia mund te terheqe 929 milione dollare investime private dhe te krijoje deri ne 18 mije vende pune 6b04657d64f61
Lajmi i mëparshëm

​BB: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

policet ne bllace dyshohet se moren ryshfet per te lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq 6b04663c86400
Lajmi i radhës

Policët në Bllacë, dyshohet se morën ryshfet për të lejuar hyrjen e 2 shtetasve turq

Të fundit nga

ShkoLartë