Soda e bukës dhe roli i saj tek flokët

April 4, 2022
min lexim

Soda e bukës (bikarbonati i natriumit) është një produkt i zakonshëm në pothuajse të gjitha kuzhinat tona. Mund të sigurohet lehtësisht dhe të përdoret si për gatim, edhe për pastrim. Soda e bukës ka edhe efekte tërëndësishme për shëndetin, si në ndalimin e djegieve të stomakut, nëse vuajmë nga ulçera apo refluksi. Duhet pranuar se ka efekte edhe në ndalimin e rënies së flokëve dhe në stimulimin e rritjes së tyre. 

Soda e bukës sillet si një shampo natyrale, sepse mund të pastrojë flokët. Ajo shërben si një kondicioner për zbutjen e tyre. Pra, siç mund ta kuptoni, soda e bukës ka mjaft efekte pozitive për flokët, që nga stimulimi i rritjes, e deri tek pastrimi dhe zbutja e tyre. 

Ndihmon në rritjen e flokëve

Nëse flokët e tua janë plot me toksina dhe substanca kimike, ato ndalojnë së u rrituri. Soda e bukës siguron njëpastrim efikas për flokë të tillë, krahasuar me çdo shampo tjetër. Veç kësaj, ajo do të largojëedhe çdo papastërti tjetër, duke i lejuar flokët të shndërrohen të fortë dhe të qëndrojnë të tillë për një kohëtë gjatë. 

Eliminon klorin

Klori mund t’i dëmtojë flokët, si dhe ta ndryshojë ngjyrën e tyre. Soda e bukës largon klorin nga flokët, duke ndaluar kështu dëmtimin e tyre. 

Eliminon mbetjet e dëmshme në flokë

A e dinit se çdo mbetje nga xheli, shampoja, apo shkuma në flokë, mund t’i dëmtojë flokët? Soda e bukës ështënjë pastrues natyral i mbetjeve të tilla. Bikarbonati i natriumit është një përbërës i dobishëm qëpërmirëson ndjeshëm cilësinë e flokëve dhe largon çdo mbetje të dëmshme, duke u dhënë flokëve njëshkëlqim tëqëndrueshëm. 

Dhe së fundmi, receta për ta përdorur për flokët në shtëpi. Gjithçka që duhet të bëni, është të përzieni ujin dhe sodën e bukës në një raport 3:1, pra 6 lugë ujë dhe 1 lugë sodë buke. Nëse keni flokë të gjatë, qëshkojnë deri nëbel, raporti duhet 6:1. Përzierjen që sigurohet, duhet ta aplikoni nga rrënja e flokëve deri në majat e tyre. Nëfund, rekomandohet shpëlarja e flokëve me një përzierje uthull molle dhe ujë. Bëni kujdes që përzierja të mos ju bjerë në sy. Do të habiteni nga rezultatet. Soda e bukës do të ndalojë rënien e flokëve tuaja, si dhe do tëndihmojë në rritjen dhe rigjallërimin e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mobilizohet ushtria ruse, merr këtë vendim në lidhje me luftën në Ukrainë

Story i radhës

​Këshilli Kombëtar për parandalimin e dhunës në sport kërkon nga FFK të dënohen përgjegjësit e ngjarjeve të djeshme

Të fundit nga

ShkoLartë