sociologia qytetaret duhet te protestojne kur preket mireqenia e tyre 61f1906e6b4c3

Sociologia: Qytetarët duhet të protestojnë kur preket mirëqenia e tyre

January 26, 2022
1 minut lexim

Sociologia Flakë Ymeri vlerëson se qytetarët duhet të protestojnë sa herë që preket mirëqenia e tyre.

“Kur sot protestohej për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, kam pritur që të jetë një numër më i madh i protestuesve. Protesta është një mjet demokratik, që duhet ta ushtrojë secili person që të reagojë për rritjen e çmimit të energjisë dhe çështje tjera kur preket mirëqenia e tyre”.

Ymeri deklaroi se qytetarët në vazhdimësi kanë parë mosrezultate nga protestat, për atë tashmë qytetarët përdorin rrjetet sociale për të kundërshtuar çështje të caktuara.

“Duhet të ketë reagime edhe në rrugë e rrjete sociale. Por, duhet të ketë plane afatgjate për rregullimin e çështjeve, ndaj të cilave duhet reagim. Qytetarët shpeshherë e kanë parë që kanë humbur kohë me protesta, pasi nuk ka pasur ndonjë rezultat e besoj që këtë po e shfrytëzojnë nëpër rrjete sociale e jo më në protesta”, tha Ymeri.

Sociologia mes tjerash thotë se ngritja e çmimit të energjisë e edhe çështje të tjera ndikojnë në mirëqenien mentale të qytetarëve.

“Është e vështirë që në situata të tilla të mos kundërshtojnë vendime të tilla, pasi përveç mirëqenies ekonomike, i prek edhe në mirëqenien mentale. Çështje të tilla po krijojnë edhe probleme bazike në psikikën e tyre dhe familjes. Nuk duhet të pajtohemi me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, por duhet të pranojmë se kjo është krizë globale dhe këtë mund ta përballojmë duke shpenzuar më pak dhe jo vetëm që të pajtohemi. Institucionet duhet të punojnë më shumë në hartime strategjike nga ekspertët që të analizojnë rezultatet dhe të përgatitë qytetarët e jo vetëm që të pajtohen me çdo gjë që bëhet”, tha Ymeri.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

julian alvarez te manchester city 61f190654094e
Story i mëparshëm

Julian Alvarez te Manchester City

d0b2d0bbd0b0d0b4d0b0 d181d0b5 d0bdd0b0d0bcd0b0d0bbd183d0b2d0b0 d0bfd0b5d180d0b8d0bed0b4d0bed182 d0bdd0b0 d0b8d0b7d0bed0bbd0b0d186d0b8 61f191892ac89
Story i radhës

Влада: Се намалува периодот на изолација или карантин на 7 дена

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë