Socialistët qëndrojnë në pushtet, kryeministri portugez fiton mandatin e dytë të qeverisë

Partia Socialiste e Portugalisë ka fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës, duke siguruar një mandat të tretë qeverisës.

Socialistët, të udhëhequr nga kryeministri Antionio Costa fituan me shumicë të plotë votash me 41,68% të tyre, ose 14% më shumë se partia e dytë, ajo Social Demokrate e qendrës së djathtë.

Kryeministri Costa falënderoi popullin për një mundësi të tretë duke shtuar se portugezët sapo bënë zgjedhjen e duhur.

“Populli votoi dhe ne fituam, populli portugez na konfirmoi për të qenë në pushtet për 4 vjetët e ardhshme. Është një përgjegjësi e shtuar. Do qeveris me dhe për të gjithë portugezët. Portugezët kanë treguar dëshirën e tyre për të mbështetur stabilitetin e sigurinë në vitet që vijnë. Rroftë Portugalia!”

Dy muaj më parë, deputetët kundërshtuan projektligjin e shpenzimeve të qeverisë së pakicës socialiste dhe presidenti i vendit shpërndau parlamentin, duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

Pjesëmarrja ishte rreth 58%, ose 9% më shumë se 2019.

Forcë fituese nga zgjedhjet e 30 janarit doli edhe partia e ekstremit të djathtë Chega e Andre Venturas duke fituar 12 deputetë nga 1 të vetëm që kishte deri të dielën.

Rreth 1/10 e popullsisë ishte në izolim gjatë fundjavës që lamë pas për shkak se ishin të infektuar me Covid-19, ose ishin raste kontakti.

Organet që zhvilluan procesin zgjedhor iu dhanë mundësinë të infektuarve të votonin në fund të ditës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Newcastle United nuk ndalet, bën dy transferime të tjera në ditën e fundit

Story i radhës

Shitjet e smartfonëve shënojnë rritje për herë të parë pas 4 vitesh

Të fundit nga