snopce ngre alarmin me ligjin e ri po zbehet perfaqesimi i drejte 6a27e72eb7419

Snopçe ngre alarmin: Me ligjin e ri po zbehet përfaqësimi i drejtë

June 9, 2026
1 minut lexim
halil snopce vlen

Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët, ka shprehur shqetësime serioze lidhur me Propozimligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke vlerësuar se ai nuk ofron garanci të mjaftueshme për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera.

Sipas Snopçes, ligji i propozuar nuk i plotëson standardet e nevojshme dhe lë hapësirë për keqpërdorime dhe diskriminim, duke dobësuar pozitën institucionale të shqiptarëve. Ai theksoi se bëhet fjalë për një çështje që prek drejtpërdrejt parimet kushtetuese dhe se nuk mund të trajtohet si një akt thjesht teknik.

Deputeti i ASH-së kritikoi mungesën e një debati të gjerë publik dhe mos përfshirjen e ekspertëve të fushës në procesin e hartimit të ligjit. Sipas tij, një çështje kaq e ndjeshme kërkon konsultime të gjera dhe mekanizma të qartë zbatimi që garantojnë mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.

Snopçe vlerësoi se edhe VMRO-DPMNE është e vetëdijshme për domosdoshmërinë e miratimit të një ligji të tillë, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe hapjes së kapitujve 23 dhe 24. Megjithatë, ai pretendon se versioni aktual i ligjit është hartuar në mënyrë që t’u përshtatet interesave të kësaj partie.

Ai shprehu gjithashtu pakënaqësi ndaj qëndrimit të koalicionit VLEN, duke e akuzuar për pasivitet dhe mungesë angazhimi në procesin e mbrojtjes së interesave të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që teksti i ligjit të rishikohet, të përfshijë mekanizma të detyrueshëm zbatimi, afate të qarta dhe masa korrigjuese, si dhe të hapet ndaj konsultimeve me komunitetet përkatëse dhe ekspertët kushtetues.

“Ne nuk do të pranojmë një rregullim që e zvogëlon zërin dhe të drejtat tona për hir të kompromisit politik”, ka deklaruar Snopçe, duke shtuar se ASH do të vazhdojë të kërkojë zbatimin e standardeve që garantojnë përfaqësim të drejtë dhe adekuat në praktikë. përcjell Zhurnal.mk .

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kerkohet paraburgim per nje 36 vjecar nga shkupi dyshohet per dhune ne familje 6a27e5e45afc1
Lajmi i mëparshëm

Kërkohet paraburgim për një 36-vjeçar nga Shkupi, dyshohet për dhunë në familje

boterori 2026 tifozet iraniane mbeten pa bileta per te ndjekur skuadren e tyre 6a27f947d5614
Lajmi i radhës

Botërori 2026/ Tifozët iranianë mbeten pa bileta për të ndjekur skuadrën e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë