Snapchat publikoi rezultatet më të fundit financiare për 2022 duke zbuloi një të dhënë interesante. Aplikacion po rritet më shpejtë sesa Facebook dhe Twitter.
Madje Meta, ish-Facebook, raportoi rënien e parë të përdoruesve aktivë në tre mujorin e kaluar ndërsa Twitter pati një rritje modeste 2% në SHBA dhe 15% ndërkombëtarisht.
Por Snapchat është rritur akoma më shumë me 18% në 332 milionë përdorues dhe përgjatë 5 tre mujorëve të fundit është rritur 20% në secilin prej tyre.
Të ardhurat gjithashtu u rritën me 38% në 1.06 miliardë dollarë. Kompania shpreson që tre mujorin e parë të 2022 të ketë një rritje me 44% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Snap, kompania pas aplikacionit Snapchat, zbuloi disa shifra edhe për realitetit të shtuar (AR). Sipas kompanisë 250 milionë përdorues të Snapchat shfrytëzojnë funksionalitetet e realitetit të shtuar, në shifër e lartë nëse krahasojmë me 332 milionë përdorues aktivë.
Në tre mujorin e fundit Snapchat ka lançuar disa funksionalitete si shitblerja AR dhe eksperiencat AR të komunitet për hapësirat lokale. /PCWorld Albanian