Snapchat do tu japë përdoruesve mjete më të fuqishme për editimin e videove me një funksionalitet të ri quajtur Director Mode. Nga dita e sotme është bërë e disponueshme globalisht për të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android.
Director Mode, prezantuar për herë të parë në Prill, sjell funksionalitete të reja për filmimin dhe editimin e videove në Snapchat përfshirë disa prej të cilave janë të disponueshme në platforma të ngjashme popullore.
Ekrani jeshil, për shembull, bën të mundur që përdoruesit të regjistrojnë video me një sfond, ngjashëm me filtrin në TikTok me të njëjtin emër.
Dual Camera, më përpara i disponueshëm vetëm për iOS, është një funksionalitet i cili kap foto nga kamera ballore dhe e pasme në të njëjtën kohë.
Mjete të tjera janë për editimin e shpejtë të videove si prerja apo ngjitja e disa videove së bashku. Director Mode mund të aksesohen përmes një ikone në shiritin e ikonave të kamerës kryesore.
Njerëzit mund ta përdorin Director Mode për të prodhuar përmbajtje që duan të ndajnë me miqtë ndërsa lëvizja e Snapchat në drejtim të videove vjen ndërsa konkurron TikTok me Spotlight.
Platforma të tjera kanë përditësuar mjetet e tyre të editimit të videove për të konkurruar më mirë me TikTok. /PCWorld Albanian