Smartfonët Google Pixel 6 shitje rekord në fund të 2021

Linja e smartfonëve Google Pixel kanë qenë ndër telefonët më të vlerësuar Android që kur debutuan për herë të parë në 2016-ën por asnjëherë nuk janë shitur masivisht.

Ndërsa Google nuk kërkon të krahasohet ende me Apple dhe Samsung, kompania tha se smartfonët kanë pasur shitjet më të mëdha ndonjëherë në tre mujorin e fundit të 2021.

CEO Sundar Pichat tha se kishin parë shitje rekord specifikisht modeli bazë Pixel 6. Smartfonët e Google janë nën kategorinë “të tjera” kur publikohen raportet financiare të harduerit të Google, një kategori që u rrit me 22% në 8.2 miliardë dollarë.

Gjithësesi është një pjesëz e vogël e të ardhurave prej 75.3 miliardë dollarë që kompania pati në tre mujorin e katërt, një rritje me 32%. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reshjet e dendura të dëborës në Librazhd, rrugët në fshatra të pakalueshme

Story i radhës

MPB arrestoi personin që kërcënoi Jovevskin

Të fundit nga