Reshjet e dendura të dëborës në Librazhd, rrugët në fshatra të pakalueshme

1 minut lexim

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Librazhd.

Nga fshati Llengë, Fushe Studen, Stebleve, Borovë, Sebishte dhe deri te ura e Cerenit, rruga është e pa kalueshme për furgonat apo automjetet e vogla.

Temperaturat kanë mbërritur në – 4 gradë ndërsa trashësia e borës ka shkuar deri në 50 cm.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -8°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 10°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 4 ballë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Проф. Овчаров: Во Бугарија немало фашистички режим

Story i radhës

Smartfonët Google Pixel 6 shitje rekord në fund të 2021

Të fundit nga