Smartfonët e rinj Asus sjellin më shumë fuqi për gaming

min lexim

Asus prezantoi dy pajisje të reja për linjën e smartfonëve Republic of Gamers. Konkretisht bëhet fjalë për ROG Phone 6 dhe ROG Phone 6 Pro, dy telefona për ata përdorues që shpenzojnë kohë të gjatë duke luajtur.

Të dy modelet kanë procesorin Snapdragon 8+ Gen 1 me deri në 512GB memorie. Kanë ekrane 6.78-inç OLED por frekuenca e tyre i refreskimit prej 165Hz dhe e prekjes prej 720Hz është një përmirësim i madh.

Bateritë e tyre kanë kapacitet 6,000 mAh, po aq sa modeli i kaluar. ROG Phone 6 fillon nga 999 euro ndërsa 6 Pro nga 1,299 euro.

Telefonët debutojnë fillimisht në Evropë ndërsa më vonë në SHBA, Indi dhe Azi. ROG Phone 6 është në dy ngjyra, zezë dhe bardhë, ndërsa 6 Pro vetëm në ngjyrë të bardhë.

Dallimi më i madh mes tyre është ekrani i dytë OLED në 6 Pro, një tipar interesant edhe pse jo aq praktik. Në modelin Pro gjithashtu merrni më shumë RAM.

ROG Phone 6 ka 16GB RAM maksimalisht ndërsa Pro deri në 18GB RAM. Modeli bazë padyshim është mëse i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve.

Asus qartësisht po përpiqet të ndërtojë një telefon që mund ta përdorni çdo ditë përveç gaming rafinimin e dizajnit të ROG Phone gjatë viteve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Anulimi i pasaportave diplomatike/Gjykata e Lartë pranon padinë e Shoqatës së Gjyqtarëve ndaj Këshillit të Minsitrave

Story i radhës

Shtohen dyshimet – Partey nuk ka udhëtuar me skuadrën

Të fundit nga