Anulimi i pasaportave diplomatike/Gjykata e Lartë pranon padinë e Shoqatës së Gjyqtarëve ndaj Këshillit të Minsitrave

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka njoftuar ditën e sotme se është pranuar pjesërisht kërkesëpadia e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e paraqitur në korrik të 2019, kundër anulimit të pasaportave diplomatike.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se është ndryshuar vendimi duke pranuar pjesërisht kërkesëpadinë pas konstatimit të cenimit të statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, si një e drejtë e fituar që nuk mund të ulet dhe që vjen në kundërshtim me nenin 22 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata ka konstatuar paligjshmërinë, për shkak të ometimit të normës juridike, të lidhjes 2 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit”, në pjesën që nuk parashikon gjyqtarët si subjekte zyrtarë që kanë të drejtë të pajisen me pasaportë shërbimi. 2. Rrëzimin e kërkesës për pikën 3 (tre) të objektit të padisë. Ky vendim publikohet i plotë në Fletoren Zyrtare, në zbatim të nenit 43, pika 2 e ligjit nr. 49/2012.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka dorëzuar më 11.07.2019, në Gjykatën Administrative të Apelit një padi kundër anulimit të pasaportave diplomatike.

Në padi Shoqata kërkonte anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave. Sipas gjyqtarëve, pasaporta e shërbimit nuk mund të hiqet sepse garantohet nga Kushtetuta për gjyqtarët.

Njoftimi: 

 “Sot, me datë 11.07.2019, dorëzuam në Gjykatën Administrative të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, me objekt shfuqizimin e Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi. Dëshirojmë të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës: “Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushretutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka syniar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bilanci i COVID-19 në Kosovë, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Story i radhës

Smartfonët e rinj Asus sjellin më shumë fuqi për gaming

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish