Në muajt në vijim smartfonët Android me procesorin Snapdragon 8 Gen 1 dhe Snapdragon 888 do të matin vendndodhjen me një marxh gabimi prej vetëm 1 metër.
Zhvilluesit e aplikacioneve dhe ofruesit e shërbimeve do të mund të ofrojnë një vendndodhje më të saktë falë përdorimit të platformë Trimble RTX GNSS nga Qualcomm.
Trimble pretendon se Qualcomm do të përmirësojë saktësinë e vendndodhjes me 5 herë krahasuar me fuqinë e lokalizimit aktualisht.
Teknologjia do të jetë e disponueshme në gjysmën e dytë të 2022 dhe për sistemet e navigimit të makinave do të jetë i mundur navigimi edhe me korsi lëvizjeje.
Nuk është e qartë se çfarë telefonësh ekzistuese do të kenë teknologjinë e re. Por të dhëna më të sakta të vendndodhjes ngrijnë shqetësime në lidhje me privatësinë. /PCWorld Albanian