skuadrat nga serie a dhe la liga te interesuara per sherbimet e jorginhos 63a86da44fa56

Skuadrat nga Serie A dhe La Liga të interesuara për shërbimet e Jorginhos

December 25, 2022
1 minut lexim

Kontrata e Jorghino me Chelsea skadon në qershorin e vitit të ardhshëm, me “Blutë e Londrës” që ende nuk e kanë bindur mesfushorin që të rinovojë. Drejtuesit londinezë duan që italiani të vijojë aventurën në “Stamford Bridge” dhe bisedimet kanë nisur.

Megjithatë, për Jorginho interes ka dhe nga Serie A dhe La Liga. Juventus e ka në listën e dëshirave lojtarin e kombëtares së Italisë, por situata e krijuar pas hetimit të ngritur nga Prokuroria e Torinos mund të stepë Jorginho, për të mos zgjedhur “Zonjën e Vjetër”.

Barcelona në krahun tjetër po ashtu e sheh si një alternativë me shumë potencial për të rritur cilësinë në mesfushë. Fakti që në verë Jorginho mund të largohet si një lojtarë i lirë i tundon katalanasit, që duhet të tregojnë kujdes në lëvizjet në merkato.

Këtë edicion, 31-vjeçari është aktivizuar në 13 ndeshje në Premier League, teksa ka shënuar dhe dy gola. Mesfushori aktivizohet me Chelsea nga edicioni i 2018-tës, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e Veronës dhe Napolit në Serie A.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

gresa andi nuk e dua ate shikim serioz 63a86ad37a80b
Story i mëparshëm

Gresa: Andi nuk e dua atë shikim serioz

shkupi serish lart ne listen e qyteteve me te ndotura te ajrit ne bote 63a86dde462fe
Story i radhës

Shkupi sërish lart në listën e qyteteve më të ndotura të ajrit në botë

Të fundit nga

ShkoLartë