Shkupi sërish lart në listën e qyteteve më të ndotura të ajrit në botë

Shkupi mëngjesin e sotëm është edhe një herë në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Shkupi renditet i katërti me 190 mikrogramë për metër kub, sipas listës së Aj-Kjo Eir (IQair). Nuk ka asnjë qytet tjetër nga Ballkani në top 10 listë, ndërsa përpara Shkupit janë Lakore në Pakistan, Bishkek në Kirgistan dhe Accra në Gana është në vendin e parë.

Marketing

Ndërkohë, LSDM-ja edhe sot ka akuzuar VMRO-në për gjendjen e mjerueshme të ajrit. Partia vlerëson se gjatë 14 muajve të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit, kryeqyteti u zhyt në kaos dhe mungesë ideje. Petar Petkovski nga dega e të rinjve të LSDM-së, deklaroi se transporti publik nuk funksionon, ndërmarrjet publike janë në gjendje katastrofike, ndërsa këto ditë Shkupi është sërish një nga qytetet më të ndotura në botë. Përkundër gjendjes alarmante, tha Petkovski, qyteti nuk po ndërmerr asgjë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Story i mëparshëm

Skuadrat nga Serie A dhe La Liga të interesuara për shërbimet e Jorginhos

Story i radhës

​Patriarku Neofit bekon bullgarët për Krishtlindje

Të fundit nga