Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, kthehet me tre pikë të mëdha nga Podgorica.
Deçiqi shokon Buduçnostin në Podgoricë, duke e mposhtur me rezultat 2:1.
Tre pikë që peshojnë shumë për të siguruar një vend në kupat evropiane
Jonatan Dreshaj shënoi autogol në minutën e 22-të duke kaluar në epërsi Buduçnostin.
Gjithçka përmbyset me golat e futbollistëve Fatos Beqiraj (41’) e Aleksa Marushiq (68’), duke i dhuruar fitore të ëmbël Deçiqit.
Pas javës së 32-të në Kampionatin e Malit të Zi, Sutjeska kryeson me 74 pikë, pasojnë Buduçnositi 40, Deçiqi 50, Iskra 45 pikë etj.
Sutjeska e Nikshiqit edhe zyrtarisht është kampion i ri.