Skuadra shqiptare, Arsimi nga Çegrani, është anëtar i ri i Ligës së Dytë Unike të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Në ndeshjen finale të play-off-it, KF Arsimi e demoloi me rezultat 4:1 skuadrën maqedone, Ovçe Polen.
“Eufori tek tifozët e Karaormanit dhe Arsimit, euforia në Strugë dhe Çegran.
Pas ndeshjeve të sotme të play-off-it për kualifikim në Ligën e Dytë, Karaormani ishte më i mirë se Vardari nga Negotini me penallti, ndërsa Arsimi arriti të mposht Ovçe Polen me rezultat 4:1.
Skuadra e Arsimit arriti të mposht rivalin e tyre Ovçe Polen. Edhe pse Ovçe Pole avancoi me 0:1 pas gabimit katastrofë të portierit të Arsimit, në fund skuadra nga Çegrani festoi me rezultat bindës 4:1.
Arsimi gjatë gjithë ndeshjes ishte skuadër më e mirë dhe me meritë arriti të kualifikohej në ligën e dytë”, shkruan “Sportmedia”.