Skuadra shqiptare, Çair nga Maqedonia e Veriut, ka punë të vështirë në garat evropiane në hendboll.
Çair do të ballafaqohet me skuadrën Venlo.
Holandezet janë shumë të forta.
Çfarë thuhet në faqen zyrtare të klubit Çair?
“Kush është Venlo, Kampionët të hendbollit në Holandë. Ju njohim me rivalin tonë në raundin e dytë të edicionit të European EHF Cup.
Cabooter HandbaL Venlo është një klub hendbolli që e ka origjinën në vitin 1965.
Në atë kohë, u themelua klubi ‘HV Loreal’ , e cila në kulmin e saj u rrit në një nga shoqatat sportive më të mëdha të hendbollit në Holandë.
Që nga viti 2012, klubi është njohur si HandbaL Venlo, në të cilën shkronja ‘L’ i referohet emrit të mëparshëm Loreal.
Në sezonin 2016-2017 klubi shton dhe emrin e sponsorit kryesor; Kabooter Group dhe që atëherë zyrtarisht njihet si Cabooter HandbaL Venlo. Sot ato janë shndërruar në një akademi të gjallë të hendbollit në Holandë e cila përbën plotë 350 anëtarë.
Mosha mesatare e ekipit të Venlos është 23 vjet ndërsa tre lojtarët më me përvojë në ekipin e Venlos janë 29 vjeçarja Angela Steenbakkers që luan në pozitën e krahut apo Alos së majtë, 28 vjeçarja Pien Swart në pozitën e Pivotit dhe 27 vjeçarja Demi Smolenaers që luan në pozitën ( Right Back )
Sa për rikujtim ju njoftojmë se ndeshjet e para janë më 23 e 24 shtator, ndërsa të kthimit më 30 shtator e 1 tetor.
Është kjo pjesëmarrja e katërt radhazi e ekipit të Çairit në kupat europiane”, njofton KH Çair.