Skuadra shqiptare, Çairi, përkundër lojës së mirë, ka pësuar humbje në Shkup, me rezultat 33:30 nga Maccabi Arazim Ramat Gan i Izarelit, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
Çair e nisi mirë, por në fund të pjesës së parë vendasit bënë një sërë gabimesh, të cilat u ndëshkuan me gola të lehtë nga kundërsulmet e mysafireve.
Në pjesën e dytë Çairi ishte më i mirë në sulm, por mbrojtja lejoi sërish gola të lehta dhe në fund skuadra shqiptare u desh të “pajtohet” me humbjen.
Golashënuesja më e mirë te Çairi ishte Gulitsoska me 14 gola, e ndihmuar nga Nikollovska që shënoi gjashtë, si dhe Xhakmiq me tre gola. Te Maccabi Arazim u veçuan Havronina dhe Lubjanaya me nga gjashtë gola.
Ndeshja e kthimit mes Maccabi Arazimit dhe Çairit do të luhet të shtunën, më 10 dhjetor, në orën 18:00.