Skuadra shqiptare fiton derbin për vend të tretë në Mal të Zi

April 24, 2022
1 minut lexim

Deçiqi i Tuzit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Iskrës së Danillovgradit, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit malazez.

Ballafaqimi mes skuadrës shqiptare dhe asaj malazeze, padyshim se ishte e luftuar deri në fund. 

Dy skuadra që kërkojnë vendin e tretë, ndërsa Deçiqi ia doli dhe ka marrë pozitën e tretë.

Për fitoren e skuadrës shqiptare shënuan Velizar Janketiç (6’), Marko Tuçi (37’).

Për Iskrën shënoi Balsha Sekuliq (20’).

Deçiqi renditet në vend të tretë me 47 pikë, ka dy më shumë se Iskra një pozitë më poshtë.

Pal Dreshaj, president i klubit Deçiqi, ka një mijë e një arsye që t’i gëzohet kësaj fitore, në duelin direkt për pozitën e tretë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si e harxhojnë kohën (kot) shenjat e horoskopit

Story i radhës

Rrëfimi i të riut gay në Tiranë që ushtron prostitucion: Ulem në kafe dhe i pyes djemtë, ai që hesht do të thotë se…

Të fundit nga

ShkoLartë