​Skuadra e trofeshme italiane bie në Serie-B, rrezikon edhe falimentimin

min lexim

Sampdoria ka rënë matematikisht në Serie B pas disfatës ndaj Udineses, derisa klubi vazhdon të jetë në një gjednje të rëndë ekonomike dhe me shumë telashe në organizim.

“Blucerchiatët” kishin pasur vështirësi gjatë gjithë sezonit dhe tashmë kanë rënë një kategori më poshtë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të këtij edicioni.

Ky është një moment i trishtueshëm për klubin që fitoi titullin e kampionit në sezonin 1990-91 me yje si Gianluca Vialli, Roberto Mancini, Attilio Lombardo, Pietro Vierchoëod dhe trajnerin legjendar Vujadin Boskov.

Samp gjithashtu fitoi katër edicione të Kupës së Italisë, një Superkupë, Kupën e Fituesve të Kupave 1990 dhe arriti në finalen e Kupës Evropiane në vitin 1992.

Kjo përkoi gjithashtu me probleme serioze financiare jashtë fushës, të cilat bënë që presidenti Massimo Ferrero të largohej, por të mbetet aksioneri kryesor në klub.

Përpjekjet e bordit të drejtorëve për të shitur klubin janë bllokuar nga Ferrero dhe ka frikë të vërtetë nga tifozët se Sampdoria do të shpallet e falimentuar këtë verë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Këshillit të Sovranitetit të Sudanit, Al-Burhan

Story i radhës

Sot bëhen 8 vjet nga përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë

Të fundit nga