Besa Famgas e Pejës do të udhëtojë në Kroaci për ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Kundërshtar i Besës së Pejës është ekipi kroat MRK Sesvete.
Shorti për raundin e tretë është tërhequr të martën në Vjenë.
Ndeshja e parë luhet në Kroaci në fundjavën e parë të dhjetorit, ndërsa e kthimit në Pejë, në fundjavën e dytë të dhjetorit.
Në raundin e dytë Besa Famgas e kaloi Helsinkin. Synim i Besës do të jetë kalimi edhe i skuadrës kroate.