skriniar terbon perseri interin 641df9b60ac1a

Skriniar “tërbon” përsëri Interin

March 24, 2023
1 minut lexim

Milan Skrinjar tashmë i përket të kaluarës te Interi dhe veprimet e mbrojtësit sllovak bëjnë të qartë se edhe lamtumira nuk do të jetë me fund të lumtur.

Edhe pasi deri pak kohë më parë ia mbante shiritin e kapitenit, tani mbrojtësi është jashtë projektit zikaltër për këtë sezon, pasi ka humbur vendin e titullarit dhe sjelljet e tij bëjnë të qartë se ai po pret me padurim që të largohet nga Milano.

Destinacioni është PSG dhe nuk ka asgjë për të fshehur në këtë mes.

E konfirmon edhe situata e tij e fundit, me dëmtimin që ka pësuar dhe që e detyroi të largohet nga grumbullimi i kombëtares.

Për rikuperimin nga ky dëmtim, ai nuk ka ndjekur këshillat e stafit zikaltër, por ato të PSG-së, klubit të tij të ardhshëm.

Para se të shkonte në grumbullimin e kombëtares, ai ka udhëtuar drejt Francës, në Bordo, i shoqëruar nga një nga mjekët e PSG-së.

Ai ka qenë i pranishëm në një qendër të specializuar e cila ka lidhje të ngushta me pronarët nga Katari të klubit francez.

Interi ishte në dijeni, por me siguri në klub nuk ishin edhe aq të lumtur për situatën, pasi do të dëshironin që mb5rojëtsi të mos mendonte që tani për atë që do të ndodhë pas datës 30 qershor kur do të bëhet pjesë e parisienëve.

Ndaj kjo situatë nxjerr edhe më shumë jashtë planeve mbrojtësin, tek i cili Interi do të kthehet të besojë vetëm në rast emergjence ekstreme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kombetarja zhvillon seancen e radhes stervitore para sfides me polonine 641df7a85c8b6
Story i mëparshëm

Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore para sfidës me Poloninë

eshte makineri golash 641e00c0736c6
Story i radhës

Është makineri golash

Të fundit nga

ShkoLartë