Është makineri golash

Rasmus Hojlund udhëhoqi Danimarkën drejt fitores kundër Finlandës me një tregolësh. Alexander Bah, mbrojtësi i Benfica-s e komentoi në këtë mënyrë mbrëmjen e talentit:

“Mendoj se nuk do të dal me Rasmus në orët në vijim, nuk do të jetë kënaqësi të jesh pranë tij, kjo është e sigurt.

Ai është pak arrogant, ndaj duhet të mendojmë që ta ulë disi tonin”.

Më pas vijoi komentin duke qeshur: “Po bën diçka të shkëlqyer, është një djalë i mirë, e meriton suksesin që ka.

Është një makinë golash dhe nuk jam i befasuar për 3 golat që shënoi.

Po bën mjaft mirë te Atalanta, ka treguar se sa potencial ka. Mund të shkojë larg”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Skriniar “tërbon” përsëri Interin

Story i radhës

Shkupi solidarizohet me të sëmurët me tuberkulozë. Ura e Gurit ndriçohet me të kuqe

Të fundit nga