Skocia e Ukraina vazhdojnë sot luftën për një vend në Botëror

1 minut lexim

Stadiumi “Hampden Park” i Glasgow do të jetë sot nikoqir i përballjes tejet interesante mes Kombëtares së Skocisë dhe asaj të Ukrainës, ndeshje kjo e cila ishte pezulluar për shkak të luftës së agresorit rus ndaj ukrainasve.

Të dy këto kombëtare do të përballen kokë më kokë për një biletë drejt Katarit, ku ndeshja e sotme do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e playoff-it të Kampionatit Botëror.

Ndërkaq, fituesi i kësaj ndeshjeje në finale do të përballet me Kombëtaren e Uellsit.

Në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të vlefshme për kualifikim drejt Botërorit, Ukraina e mposhti me rezultat 2:0 Bosnje dhe Hercegovinën, kurse Skocia shënoi fitore me rezultat të njëjtë, 2:0, kundër Danimarkës.

Po ashtu, ky do të jetë takimi i parë mes Ukrainës e Skocisë që nga tetori i vitit 2007, ku asokohe skocezët shënuan fitore me rezultat 3:1 në kualifikimet drejt Kampionatit Evropian.

20:45 Skocia – Ukraina (Stadiumi Hampden Park)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prej sot nuk vlejnë masat antikrizë, TVSH-ja për ushqim kthehet në pesë, ndërsa për karburante në 18 për qind

Story i radhës

Rama dhe dy vëllezërit e tij!

Të fundit nga