Ka përfunduar java e 13-të dhe e parafundit e sezonit të rregullt në volejboll për femra, me sfidën kryesore të Superligës, atë mes Skënderbeut dhe Tiranës, luajtur në Korçë.
Skuadra vendase fitoi 3-0 ndja bardhebluve (25-16, 25-20, 25-23), duke u hakmarrë për humbje dy javë më parë në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Këtë herë në fushë dominoi ekipi korçar, që pati epërsi në shumicën e kohës dhe e meritoi fitoren. Tirana luajti me hope dhe rivalizoi vetëm në setin e tretë, por pa mundur ta fitojë atë dhe të rihapë ndeshjen.
Skënderbeu tashmë shkon +6 pikë ndaj Tiranës dhe siguron matematikisht vendin e parë, duke pritur i qetë fazën play off, pasi ka faktorin fushë në favor. Më datën 20 mars do të luhen ndeshjet e javës së fundit të sezonit të rregullt.
Superliga-Femra, java e 13-të
Apolonia – Barleti Volley, 0-3
Flamurtari – Lushnja, 0-3
Vllaznia – Partizani, 0-3
Skënderbeu – Tirana, 3-0
Renditja: Skënderbeu 36 pikë, Tirana 30 pikë, Barleti Volley 27 pikë, Vllaznia 23 pikë, Partizani 22 pikë, Lushnja 12 pikë, Apolonia 6 pikë, Flamurtari 0 pikë.