Skënder Gjinushi i përgjigjet Sali Berishës: Uroj të mos e shkatërrosh PD-në si Akademinë e Shkencave

1 minut lexim

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratës së bërë prej këtij të fundit në një deklaratë për media ditën e sotme.

Berisha u shpreh se sot akademia ka në krye një matrapaz që sipas tij “uzurpoi postin e kryetarit të Akademisë duke i shitur partinë e tij Tom Doshit”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjinushi ka ironizuar deklaratën e Berishës duke theksuar se ka një urim për të që të mos e shkatërrojë Partinë Demokratike.

“Po i bëj një urim, inshalla s’e shkatërron PD siç bëri me Akademinë e Shkencave”, është shprehur Gjinushi.

Ai tha se akademia i është nënshtruar ristrukturimit, përfshirë praninë e 9 komisioneve të përhershme, ku përfshihen 90 profesorë të suksesshëm. Gjinushi u shpreh se akademia duhet të kthehet siç ka qenë dikur, në qendrën kryesore të kërkimit shkencor në vend në bashkëpunim me institucione të tjera kërkimore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lë televizionin publik Besa Çejku Buçinca, sonte i jep lajmet për herë të fundit

Story i radhës

Edhe Prishtinë solidarizohet me gratë në Iran

Të fundit nga