Skenari i luftës në Ballkanin Perëndimor

July 12, 2022
min lexim

Kreatorët Rus të luftës në Ukrainë në hapin e ri të taktikës ushtarake e politike si duket kanë dhënë dritën jeshile për zgjerimin e luftërave tani dhe në Ballkanin perëndimor dhe vatrat tjera të nxehta nëpër botë që shërbejnë si fushat e minuara gjeopolitike. Krahasimi i pandërprerë i çështjes së Kosovës nga krerët e politikës Ruse, Putin e Lavrov, me Gjeorgjinë, Krimen dhe Ukrainën ka qenë sinjal i lojës së dyfishtë. Njeri për të bërë presion politikës perëndimore që të pajtohej me aneksimet territoriale të politikës Ruse dhe tjetri për të mbajt në koherencë Serbinë për interesat ekspansioniste të zgjerimit të luftës në Ballkanin perëndimor. Retorika ruse e dërgimi të ushtarëve mercenarë nga Kosova e Shqipëria është tani sinjal shumë real për zgjerim të luftës në Ballkanin perëndimor Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Mali i Zi.

Skenari luftënxitës u pa qartazi në prononcim të presidentit të Serbisë të datës 29 qershor të këtij viti të transmetuar nga Anadolu Agency (AA), ku deklaroi se serbët nga Kosova nuk do të tolerojnë më ndërhyrjet e njësive kosovare policore. Ai shtoi se autoritetet e Kosovës kanë dhënë afat për ri regjistrimin e automjeteve me targa RKS deri më 30 shtator, “që do të thotë se ata po planifikojnë një sulm të përgjithshëm në veri të Kosovës jo më vonë se 1 tetori, të cilin do ta quajnë si të duan” pohoi Vuqiç. Ai poashtu deklaroi se përfaqësuesit e Kuint-it i po mbështetin shqiptarët e Kosovës “si gjithmonë”. Duke përdor kërcënimin e modifikuar luftënxitës të stilit të Milosheviçit ai vazhdoi se përgjigja e Serbisë do të jetë “esëll, por vrastare dhe e vërtetë”, më tej shtoi se Serbia “nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ushtarak” dhe kërkoi nga “të fortit dhe të fuqishmit” që të mos konfiskojnë pronën e popullit serb dhe të mos përpiqen të “përzënë” populli tonë” përfundoi deklaratën presidenti serb Vuçiç.

Për ta avancuar konceptin luftënxitës të presidentit Vuçiç kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha për tv Pink, se vendimi i fundit i Prishtinës për targat është vetëm një formë tjetër presioni ndaj serbëve të Kosovës. Sipas saj “Vija e kuqe është spastrimi i ri etnik, pavarësisht se si dikush përpiqet ta zbatojë atë,” tha ajo. Për të krijuar një panoramë të “pasigurisë” në Kosovë për pakicën serbe, ajo përmendi në një intervistë tjetër rikthimin e zonjës Gashiq se kinse i është bërë sipas saj ”terror”.

Elementi i veprimeve konkrete luftënxitëse është dhe sulmi në patrullat e policisë së Kosovës, para tre muajve, në rrugëtimin e policisë në pika kufitare dhe vende tjera. Kjo tani përforcohet dhe me paraqitjen publike të Radojçiçit në një kodër në Leposaviq me një videomesazh i cili deklaroi se nuk do zmbrapset se ka filluar “terrori” në popullatën serbe. Këto veprime politike serbe rikthejnë kujtesën tonë jo të largët kur Kosova përjetoi gjenocid nga ana e politikës dhe luftës Serbe.

Po të analizohen këto deklarime dhe veprime të politikës serbe si premisa luftënxitëse në një varg logjik të kuptimit të mesazheve nga politikanët e Serbisë del sheshazi modeli i Milosheviqit që shkaktoj luftëra të përgjakshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Kosova gjendet në një situatë jashtëzakonisht sfiduese të ruajtjes të kohezionit shtetërorë nga tre faktor politik të presionit të vazhdueshëm. Njeri ka të bëjë me stabilitetin politik të brendshëm nga lufta e egër e pavlerë dhe degraduese e klasës politike që ka për interes pothuajse çdo gjë para kohezioni kombëtar e shtetëror. Presioni i dyfishtë po i bëhet nga kryeministri aktual i Shqipërisë nëpërmjet konceptit Ballkani i hapur dhe tjetri presion nga një grup i kibucëve politikë nga Kosova e Maqedonia, kryesisht shërbëtorëve të dikurshëm të UDB-së, injorantëve dhe të shiturve që proklamojnë idenë e Ballkanit të hapur. Rama dëshmoj haptazi se promovon me çdo kusht idenë Serbo-Ruse, duke neglizhuar tërësisht gjenocidin serb në Kosovë e Bosnje dhe si e tillë në kundërshtim me interesat kombëtare. Faktori i tretë ka të bëjë me pozicionin politik në vorbullën aktuale të politikës ndërkombëtare që ka marrë kaheje dekadente shumë dimensionale të zhvillimit ekonomik e social, energjisë e gjeopolitikës globale.

Shoqëria jonë ka nevojë , më shumë se kurrë, për një klasë politike koshiente

qytetare dhe të disiplinuar, të cilët janë të gatshëm të punojnë në shërbim të individit, shoqërisë e shtetit. Relacionet e partive politike duhet të ngritën në rrafshin e bashkëpunimit të mirëfilltë, mbrojtjes të shtetësisë, zhvillimit ekonomik e social dhe krijimin e sistemit të vlerave. Sjelljet si armiq në skenën politike reflektojnë rolin e një shkatërrimtari primitiv që për inate kanë degraduar në relacione të istikameve deri në deklarime absurde se me dëshirë do futeshin në koalicion me partinë serbe se me partinë e kryeministrit aktual. Marrëzi tipike politike.

Skenari i luftës në Kosovë ka shumë gjasa të realizohet. Serbia në përkrahje nga Rusia nuk do lufton në mënyrë selektive me ndonjë parti në Kosovë për me tërë shqiptarët. Kush ndahet nga fronti i rezistencës nga kjo përballje do le gjurmën e zezë në historinë e kombit dhe veprimet e tilla do shënojnë një tradhti tipike.

Kosova do ja dali me institucionet e veta, popullin e miqtë e saj, në rast lufte, të mbrohej e të fitoj. Andaj duhet përdorë arsyen dhe të veprojmë në mënyrë racionale në këtë kohë të skenarit luftënxitës, ti lëmë mëritë politike se ndoshta lufta është afër. Ndoshta!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nikon nuk do të dizajnojë më kamera SLR

Story i radhës

“Më bënë për budalla”/ Ish-këshilltari holandez i Etilda Gjonajt i dërgon letër Ramës

Të fundit nga

ShkoLartë