Skenarë krizash: Demonstrata, kryengritje të sindikatave me epiqendër në Francë… / Serbët do të përdorin Drona të mbushura me acide dhe gjëra tjera helmuese

min lexim

Disa kënde të rrezikshmërisë për ti pas parasysh për dimrin e ardhshëm, e që nga të gjitha indikacionet ekonomike, politike, sociale dhe të narracionit gjeopolitik e strategjik, pritet të jetë një 7 mujorë tejet i vështirë:

Rreziqet potenciale;

Recesioni në SHBA do ta dobësojë vëmendjen e SHBA-ve në problemet akute të botës (Ukraina).

Miliona njerëz do të mund të vdesin nga të ftohtit dhe uria

Dridhja e Italisë nga ikja e Draghit dhe ardhja në pushtet e një dashamirësi të Putin.

Britania e Madhe futet në një fazë të vështirë ku shumë qytetarë dhe lëvizje aktiviste po planifikojnë ‘Refuzim për ti paguar faturat dhe hipotekat e shtëpive’ e që do të ishte çmenduri e paparë, por me tendenca të shkatërrimit total të ekonomisë.

Demonstrata, protesta, kryengritje të sindikatave evropiane me epiqendër në Francë e Gjermani e që do ta rrezikojnë pozitën e Schulz dhe Macron (Ndoshta edhe rënie e tyre nga pushteti).

Inflacioni jashtë kontrollit si edhe shtrenjtia e madhe (si pasojë e reduktimit të gazit nga Putin) do ti nxjerrë evropianët në rrugë.

Bankat mund të sulmohen dhe infrastruktura e tyre fizike mund të dëmtohet sepse janë objektivi më i lehtë i konspiracionistëve gjithandej Evropës.

Putin do ta ndal gazin në Evropë (flitet në pikun e dimrit dhjetor para krishtlindjeve) duke shkaktuar kaos shoqërorë gjithandej Evropës.

Fundamentalizmi islamik e sheh oportunitetin ta godasë Evropën dhe Perëndimin pikërisht gjatë kësaj periudhe duke i hedhur edhe më tej benzinë zjarrit tashmë të nisur në Evropë.

Faturat e energjisë do të jenë të pa përballueshme për konsumatorin evropian.

Ushqimi do të shtrenjtohet edhe më tej përderisa rritja e gjasave për recesion brenda eurozonës do ta rritë nivelin e papunësisë.

Bora e madhe dhe kushtet klimatike agresive me një të ftohtë të pa parë ndonjëherë, do ta stagnojë gjithë ekonominë kontinentale.

Mosbindshmëria shoqërore thellohet edhe më shumë kur kuptohet që Banka Qendrore Evropiane rritë normën e interesit dhe hap linjë të veçantë të likuiditetit për ti ndihmuar bankat dhe kompanitë ta përballojnë krizën. Njerëzit tërbohen!

Ushtritë evropiane dislokohen në qytete evropiane për ti mbrojtur institucionet e vendit.

Reduktimi i rrymës shtrinë përtoke industrinë gjermane dhe franceze.

Reduktimi i rrymës bëhet normalitet i përditshëm gjithandej Evropës – miliona njerëz do të mund të vdesin nga të ftohtit dhe uria.

Ukrainës i përgjysmohet vëmendja dhe ndihmat ushtarake nga perëndimi duke i mundësuar Rusisë ri-armatim dhe ri-rekrutim për ofensivë të re në Shkurtin e vitit 2023.

Kosova, skenarët e mundshëm negativ

Elemente pro-Ruse në Serbi, Bullgari dhe Hungari ringriten duke marrë me vete mbështetje të konsiderueshme popullore.

Serbia fillon ofensivën diplomatike nëpër Azi dhe Afrikë për tërheqjen e njohjeve për Shtetin e Kosovës.

Serbia e përdorë animozitetin e opozitarizmit në Kosovë për ta penguar qeverinë të fokusohet në sfidat ekonomike dhe energjetike të vendit.

Opozita e Kosovës e ”motivuar” nga kaosi në eurozonë, rritë presionin politik duke e sulmuar qeverinë për hapa të ngadalshëm të ndihmës ndaj qytetarëve.

Serbia ndal eksportet e ushqimit për në Kosovë.

Serbia bllokon eksport të çfarëdo lloji të energjisë dhe derivateve e drurit për në Kosovë.

Shqipëria zhytet në kaos politik.

Serbët në anën tjetër të Mitrovicës, fillojnë protesta masive duke iu afruar urës mbi Ibër dhe duke provokuar Shqiptarët. Situata do të mund të jetë kritike dhe e rrezikshme.

Serbët do të përdorin Drona të mbushura me acide dhe gjëra tjera helmuese natën ose ditën për ti lansuar kundër shqiptarëve në anën jugore të qytetit të Mitrovicës. (Mos i harroni helmimet e viteve 1989-90).

Protestat e opozitës në Kosovë veç sa e rrisin pakënaqësinë në popull dhe si pasojë e shtrëngimeve ekonomike të jashtme, Kosova do të ndodhet në një pozitë të vështirë që të gjejë zgjidhje ideale për çështjet ekonomike.

Qeveria e Kosovës i kërkon qeverisë së Shqipërisë që ta marrë një pjesë të portit të Durrësit nën administrim urgjentisht me qëllim të thithjes më të madhe të importeve të ushqimit pasi që ndjehet mungesa e miellit, vajit, drurit dhe derivateve të naftës si pasojë e importeve të reduktuara.

Kosova vuan nga një reduktim i theksuar i importeve të ushqimit – potencialisht 90% të importeve me rënie pasi që vendet tjera eksportuese ndaj Kosovës shtrëngojnë rrypat e vet.

Dimri i rëndë klimatik, paralizon aktivitetin ekonomik në vend.

Potencial i ngritjes së krimit ordiner dhe atij të organizuar ekonomik.

Bizneset targetohen sepse ndjehet mungesa produkteve bazë për të jetuar.

Qeveritë evropiane sikurse edhe ajo e Kosovës deklarojnë gjendje të jashtëzakonshme për ti marrë nën kontroll situatat sporadike gjithandej kontinentit.

Shërbimet shëndetësore gjithandej eurozonës dhe në Kosovë mbingarkohen me pacientë që vijë me simptoma të Pneumonisë, infeksioneve, ftohjeve kronike, anemisë dhe bulimisë si edhe problemeve tjera të nutricionit dhe ato kardiovaskulare.

Nuk ka vend për panikë!

Gjitha këto skenare të sipërpërmendura janë pra skenare të mundshme e që na bën ne të jemi vigjilentë dhe shumë të kujdesshëm në muajt e ardhshëm dhe në përditshmërinë tonë.

Skenarët e sipërpërmendur janë pjesë (koncize) e strategjive të metriksit të rrezikshmërisë që shumë nga korporatat dhe kompanitë e mëdha (duke përfshirë portfolion time) zhvillojmë si parapërgatitje për sfida potenciale sociale dhe ekonomike e politike në vendet ku këto kompani operojnë.

Kosova është pjesë e Evropës dhe ne si shtet jemi pikërisht në vijën e frontit të eskalimeve gjeopolitike por edhe ekonomike andaj edhe duhet të jemi vigjilentë dhe të kuptojmë më shumë për botën jashtë neve e që ka ndikim direkt në mirëqenien tonë për së brendshmi.

Nuk ka vend për panikë!

Ka shumë vend për vigjilencë!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuvend, votimi për nëkryetarin e ri Ismaili, pas pushimeve

Story i radhës

Janjeva vazhdon me Prishtinën

Të fundit nga