Në kohën në të cilën po jetojmë është e paimagjinueshme gjendja e politikë-bërjes të liderëve dhe të partive politike të cilat veprojnë në trojet Shqiptare. Po fillojmë me Shtetin amë Shqipërinë. Përçarjet dhe lufta për pushtet e kanë sjellë këtë vend para kolapsit. Krimi i organizuar korrupsioni, droga, dhe prostitucioni janë në shkallën më të lartë krahas Shteteve të Ballkanit. Aferat abuzive me pushtetin të një numri të politikanëve është bërë përditshmëri e ngjarjeve dhe aferave më të ndryshme të cilat Shtetit Shqiptarë po ja zënë frymën përditë e më shumë. Kronikat e Zeza vrasjet dhe hakmarrjet janë bërë përditshmëri në këtë vend. Përçarjet dhe lufta primitive ndërmjet pushtetit dhe opozitës po vazhdon vite me radhë, e sidomos kjo ka kaluar çdo normë komunikimi dhe shprehje e kulturës ndërmjet Edi Ramës e Sali Berishës.
U bënë më shumë se një vite kur Partia Demokratike përkatësisht ish lideri i saj Lulzim Basha e shpalli [nëngrad] Sali Berishën. Mjerisht askush nuk është në gjendje të parasheh se deri kur kjo mendësi e kulturës politike do të mbizotërojnë në skenën politike në Shqipëri. Situata aspak më e mirë nuk qëndron as në Republikën e Kosovës. Opozita përmes veprimeve të saja jo parimore është duke përdorur shpifje dhe shantazhe më të ulëta kundër Qeverisë aktuale në pushtet. Kjo opozitë pjesë e Parlamentit të Republikës së Kosovës ishte me vite pjesë e qeverisjes në institucionet e Kosovës.
Për shkak të dëmeve më të ndryshme që ja solli vendit në të gjitha sferat e shoqërisë, elektorati i Kosovës e dënojë me votë duke e mënjanuar nga Qeveria dhe institucionet qendrore. Mjerisht opozita në Kosovë është në krizë të identitetit të saj politikë. Kritikat kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij kanë prapavi puro politike për ta marr sërish pushtetin që kishin më parë. Kosova është në pozitë të pa lakmueshme qytetarët e vendit ende nuk kane liberalizim të vizave shtetësia dhe sovraniteti i vendit po sfidohet nga fqiu verior përkatësisht nga Serbia e cila ende i ka duart e përgjakura në Kosovë. Kërcënimet ndaj Qeverisë Kurti nuk kanë të ndalur nga ana e disa liderëve dhe grupeve të caktuara të cilat përmes shantazhit dhe formave destruktive po mundohen ti manipulojnë punëtoret dhe pjesëtaret e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës duke u kërcënuar me greva dhe protesta. Kjo anomali po ndodh në kohën kur strukturat kriminale në Veri të Kosovës të instrumentalizuara nga Qeveria në Beograd po i sulmojnë mekanizmat e sigurisë të Republikës së Kosovës.
Kohëve të fundit në Komunat e Kosovës Lindore përkatësisht në Luginën e Preshevës për shkak të përçarjeve të liderëve politikë në Parlamentin e Serbisë nuk u arrit të zgjidhet asnjë Deputet Shqiptar. Duhet të jemi të sinqertë se në mandatin e shkuar Shaip Kamberi ishte figura më e ndritshme politike në Parlamentin e Serbisë. Ai me dijen politike dhe guximin që e pati para qytetareve serbë dhe mediave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve diplomatik që veprojnë në serbi arriti që shumë here ti kritikojë dhe ti turpëroj institucionet e Republikës së Serbisë Qeverinë dhe vetë Presidentin Vuçiq.
Mjerisht për shkak të përçarjeve dhe të interesave karrieriste Shaip Kamberi tani nuk arriti që sërish të bëhet deputet. Kjo për shkak të grupeve të interesit të cilat e shkarkuan nga funksioni i Kryetares se Komunës së Preshevës Ardita Sinanin. Kjo është fatkeqësia më e madhe që mund ti ndodh Luginës së Preshevës nga ana e disa [kullerve] të rinj pa integritet për të ardhur në pushtet. Kjo gjendje ma kujton vitin 1995 kur Kryetari i Komunës së Preshevës ishte Rizah Halimi e nënkryetar Naser Aziri.
Në cilësinë e Gazetarit bashkë me kolegun tim Skender Karaqicën vizituam Komunën e Preshevës dhe ishim dëshmitar kur Kryetari i Komunës Rizah Halimi dhe nënkryetari Naser Aziri nuk komunikonin mes veti. Ata komunikonin vetëm nëpërmes sekretareshës të Kombësisë serbe e cila kënaqej për përçarjet që kishin dy liderët Shqiptar në Preshevë. Po thuajse e njëjta valle po bije edhe tek partitë politike të Maqedonisë Veriore. Duke i analizuar këto raporte dhe këto zhvillime në skenën politike ku jetojnë Shqiptarët na kujtohet mendimi – thënia e të madhit Faik Konica “Armiku më i madh i Shqiptareve janë vetë Shqiptarët”. Kjo nuk donë koment.