skema e pensioneve e rrezikuar po shtohen te moshuarit me pak te rinj qe paguajne kontribute 61ec84463656b

Skema e pensioneve, e rrezikuar/ Po shtohen të moshuarit, më pak të rinj që paguajnë kontribute

January 22, 2022
1 minut lexim

Largimi i të rinjve nga Shqipëria si dhe informaliteti ekonomik vë në rrezik skemën e pensioneve.

Në vendin tonë numri i kontribuuesve është në rënie, ndërsa numri i pensionistëve gjithnjë në rritje. Për këtë arsye për të siguruar pensionet e të moshuarve qeveria detyrohet që të japë para borxh nga buxheti i shtetit. Që kontribuuesit sot, të sigurojnë pensionin propozohet ndryshimi i skemës së pensioneve.

Nëse ne do të përdorim një mekanizëm të tretë: është pensioni privat. Po çfarë i mundëson kjo një pensionisti? Ai krahas pensionit shtetëror merr dhe një tjetër që është ai privat. Gjithashtu ky pension edhe trashëgohet nëse kontribuues nuk mundet ta marrë sepse ndërron jetë para kohe. Ndërkohë që në rastin e pensionit shtetëror të gjitha kontributet që derdhim ne sot në skemën e sigurimeve shoqërore kthehen ose jepen si një e ardhur për pensionistët, por ato nuk gjenerojnë të ardhura“ , tha ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi.

Numri i kontribuues është në rënie, vetëm për vitin 2020 kemi 35 mijë kontribuues më pak.

Nëse në vitet 90’ kishim 1 pensionist dhe 5 kontribuues sot kemi 1.-1.5 kontribuues. Kjo ulje kaq e madhe e kontribuuesve ul edhe sasinë dhe kur këto të ardhura janë minimale 30-40 mijë Lekë të reja atëherë përqindja që paguhet si nga punëdhënësi dhe punëmarrësi është në minimum. Ndërkohë që pensionet tona janë 12-14 mijë Lekë që do të thotë se sasia që merr një pensionit është dyfishi ose më e madhe se sa kontributi minimal që paguan një punonjës. Për këtë arsye kjo skemë nuk mbulohet“, shtoi ekspertja.

Thellimi i deficitit të skemës së pensioneve po vë në vështirësi i buxhetin e shtetit. Numri i kontribuuesve është në rënie për shkak të emigrimi si dhe informaliteti ekonomik ku punëdhënësit i shmangen detyrimeve fiskale./tch

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

me pak fjale per kosoven mund te thuhen shume te verteta 61ec82ad22964
Story i mëparshëm

Me pak fjalë për Kosovën mund të thuhen shumë të vërteta!

marseille thyen lensin 61ec847ddf8a2
Story i radhës

Marseille thyen Lensin

Të fundit nga

Tërmet në veri të Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 u raportua në orën 19:46, të hënën në veri të Kalifornisë më pak se një milje nga Dublini, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti ndodhi një milje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë