Skandal i madh në Ferizaj.
Burime brenda stadiumit të Ferizajt, konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se dje është thyer dera e teshatores së klubit të futbollit Ferizaj – femrat.
“Dje është thyer dera.
Dera që është hapur me dhunë
Nuk e dimë se kush përveç që është thyer dera, vitrina janë larguar në korridor ku gjendeshin pajisjet e futbollisteve.
Ky është turp i madh”, tha një burim që ishte brenda stadiumi.
Ky është një skandal i madh.
“Shpresojmë se ky rast të zbardhet sa më shpejt, pasi që na ka prekur shumë ky vandalizëm që ka ndodhur”, tha një person në kushte anonime, duke dërguar edhe foto për gazetën kombëtare “Bota sot”.