Skandaloze: Policia malazeze tërheq zvarrë ish-këshilltarin e Ilir Metës dhe djalin e tij nga makina

January 17, 2023
1 minut lexim

Petraq Milo, ish-këshilltar i presidentit të Shqipërisë dhe kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është dhunuar bashkë me familjen nga policët malazezë.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga JOQ, Milo është tërhequr zvarrë nga makina, me pretendimin se nuk kishte respektuar radhën.

Fillimisht nxirret Milo nga makina, e më pas mbështetet dhe përplaset pas një makine tjetër.

Ndërsa radhën pas tij, e ka i biri, i cili gjithashtu përballet me dhunën e efektivëve malazezë në kufi.

E gjithë skena lë të shokuar të gjithë personat e tjerë që po kalonin kufirin, të cilët gjithë kohës u kërkojnë efektivëve që të ndalojnë.

Polici që ka dhunuar këtë familje, është Nikola Boljeviç, që, sipas shqiptarëve, gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët.

“Merr nga 10 euro, ndonjë red bull, punëtorëve sezonalë sidomos nga Shkodra që të kalojnë pa probleme” – denoncoi një qytetar për JOQ.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prishtina sfidon Tiranën

Story i radhës

Luizi i kërkoi të ketë besim tek ai, Kiara: Po të mos ishe ti kjo shtëpi nuk…

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë