Skandali seksual i Gjicit, pritet vendimi i presidentit për të shpallur zgjedhjet e reja në Kukës

July 24, 2023
min lexim

Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë ka përfunduar me rizgjedhjen e socialistit Edison Memollës.

Deri më tani nuk ka ankesa pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mirëpo subjektet politike kanë 5 ditë kohë për të ankimuar rezultatin. Mbetet për tu parë nëse koalicioni bashkë fitojmë do të vijojë një betejë të dytë për Rrogozhinën?

Pas padisë nga opozita ishte kolegji zgjedhor që shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme në bashkinë e Rrogozhinës, për shkak të parregullsive në qendrën e votimit të burgut; teksa brenda dy javësh KQZ caktoi 23 korrikun si datën e re të zgjedhjeve, ku të burgosurit u përjashtuan nga lista e zgjedhësve.

Kur sfida e Rrogozhinës u kalua, tani më sytë janë nga bashkia e Kukësit. Safet Gjici i cili fitoi më 14 maj, ndërpreu mandatin në 16 qershor pas skandalit intim të ndodhur në zyrën e bashkisë.

Në rastin e bashkisë së Kukësit, bazuar në nenet e kushtetutës I takon presidentit të vendos datën e re të zgjedhjeve të parakohshme si rrjedhojë e shkarkimit të Gjicit. Kodi Zgjedhor parashikon që zgjedhjet të zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit, por edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj dhe afatet ligjore janë drejt përfundimit, presidenti Bajram Begaj ende nuk ka njoftuar një datë zyrtare për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit. Vetë komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi për top channel se nuk është kompetencë e tij ky vendim.

“Nuk ka një datë, sepse ende nuk është shpallur vakanca”.

Nga ana tjetër, presidenca nuk mjaftohet me vendimin e shkarkimit të Safet Gjicit të botuar në fletore zyrtare, por është në pritje të njoftimit zyrtar nga Këshilli i ministrave për vendin bosh të mbetur në drejtimin e bashkisë së Kukësit. Ky ping pong institucional ngre pikëpyetje që zgjedhjet e parakohshme në Kukës të mbahen në kundërshtim të afateve ligjore.

Mundësia që mund të shfrytëzohet nga presidenti është që Kukësi të trajtohet sipas procedurave të zgjedhje normale për njësitë vendore, që në kod zgjedhor  periudha më e afërt parashikohet të jetë në vjeshtë,  nga 15 tetori deri në 15 nëntor. Gjithashtu situatë e paqartë dhe e panjohur është në bashkinë e Himarës, ku Fred Bejleri e mori fitoren nga burgu , por nuk ka mundësinë të betohet jo sepse refuzon por sepse nuk e ka të mundur.

Ndaj bashkia e Himarës vazhdon të drejtohet nga Jorgo Goro. Nëse do të ketë zgjedhje të reja në këtë zonë apo jo, vendimin e ka në dorë Gjykata.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse qeniet njerëzore e duan kaq pak njëri-tjetrin?

Story i radhës

Deklaratat e Bislimit, Krasniqi: Të vijë për raportim në komision para se të kushtëzojë BE-në

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë