Skandali i pronave në Durrës, Lame: Kanë nisur hetimet, 2000 faqe të dëmtuara, janë futur duart prej 30 vitesh

April 1, 2022
min lexim

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për skandalin e pronave në bregdet pas denoncimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Kadastrës Artan Lame për ndërhyrje në regjistër. Pas një kontrolli të kadastrës, janë gjetur qindra regjistra me probleme, si faqe të grisura apo të dubluara. Prokuroria e Durrësit ka krijuar një grup të gjerë hetimor për të zbardhur skandalin.

Kreu i Kadastrës, Artan Lame në një intervistë në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma u shpreh se do të bëhet digjitalizimi i sistemit të arkivës dhe tregoi se pas Durrësit do të procedohet edhe me qytetet e tjera bregdetare. 

Lame: Unë nuk i quaj skandale për disa arsye. Në kaq kohë punë kam parë aq shumë gjëra të trishtueshme sa që nuk më bëjnë më përshtypje. E dyta nuk është çështja për të bërë skandale apo për të nxjerrë show-n e radhës sepse jemi ngopur me të tilla gjëra. E para se i kishte ardhur radha, po merremi me të gjithë bregdetin që nga Saranda, Vlora. Tani i erdhi radha një zone tjetër të ndjeshme Durrësit dhe do vazhdohet me Lezhën, Shkodrën e kështu me radhë. Në ato zona nuk kanë ndodhur masakra të tilla pronësore. Durrësi e pati procesin më të gjatë sepse filloi që nga absurdi i transferimit të arkivës së Durrësit dhe drejtorisë nga Durrësi drejt Tiranës. Pasi u sistemua në Tiranë u vendos në vrojtim dhe u ngrit një grup pune nga drejtoria e Durrësit i cili e mori gjithë arkivin e regjistrave dhe i hapi faqe për faqe dhe tha te libri 1 faqja 2 mungon, te libri 2 mungon faqja 2, 7, 12 etj. Çdo faqe e ndryshuar, e grisur do të thotë një pronë e tjetërsuar, e ndryshuar, e problemuar.

E kujt është përgjegjësia për këtë situatë dhe pse në Kadastrën e Durrësit shkohet pas 32 vitesh?

Lame u shpreh se duhen pyetur ata që në 30 vite nuk e kanë bërë këtë gjë. Sipas tij, kanë filluar më shpejt problematikat e Durrësit në kohë.

Lame: Durrësi i ka filluar problemet me pronat që në vitin ’90 për shkak të interesit ekonomik të menjëhershëm. Që nga ’93-’94 që u ngrit për herë të parë zyra në Durrës filloi ters, filloi të vihej dorë. Pastaj diku për moskujdes, diku jam i prirur të them edhe me qëllim janë lënë pa kontroll, janë lënë pa sistem vrojtimi, pa marrie dhe lënie në proces verbal. Në këtë moment do jetë shumë e vështirë të vihet dorë mbi njerëz.

Si do të rikuperohen fletët e grisura dhe ato që mungojnë?

Lame: Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet dhe do të merret me të dyja aspektet, edhe me aspektin e njerëzve, pra hajde të penalizojmë nëse do të jetë e mundur njerëzit që e kanë lënë në këtë derexhe dhe nga ana tjetër të merremi me faktin, me problemet që shkaktuan këta njerëz. Rreth 2000 faqe të grisura do të thotë që janë rreth 2000 prona dhe këto 2000 prona nuk i kanë marrë ata 10 apo 20 veta. Ata kanë bërë aktin fizik nëpër regjistra, janë rreth 2000-3000 njerëz që kanë vënë dorë në këto prona.  

Lame tha se regjistrimi i pronave në jug po shkon drejt fundit. Sipas tij vitin e kaluar, 2021 janë dhënë rreth 240 mijë certifikata pronësie në rang Republike.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çka po paralajmëron Butrint Imeri?

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 2 prill

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë