“Skandal!”, Vuçiç “sulmon” Kurtin: Në Tetovë promovoi “Shqipërinë e Madhe”

August 13, 2023
1 minut lexim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, këtë të diel ka thënë se kryeministri Kurti, gjatë vizitës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”. Ai tha se ajo që ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut “ishte skandal i skandaleve”.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës, ndër të tjera”, ka thënë Vuçiç në “TV Pink”.

Vuçiç tha se emërtimi i një rruge në Çair me emrin e Adem Demaçit, është “skandaloze”, duke shtuar se Demaçi ishte “mentor dhe idhull i Krutit”.

“Demaçi është një njeri që kaloi 28 vjet në burg, në kohën e Titos që ishte liberal për atë kohë, si ideologu dhe separatisti më i keq dhe më i madh i ‘Shqipërisë së madhe’. Demaçi ishte mentor dhe idhull i Kurtit”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka folur edhe për emërimin e Ragmi Mustafit si këshilltar politik i Besnik Bislimit.

“Këto janë gjëra shqetësuese, po të mos ishim aq të fortë ushtarakisht, aq herë më të fortë në aspektin e teknologjisë, armëve dhe gjithçka tjetër, a e dini sa herë Kurti do ta kishte sulmuar çdo pjesë të Serbisë? Shikoni ideologjinë e tij, ai nuk do të sulmonte vetëm Serbinë qendrore, por edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, e pyetja është se çfarë do të ndodhte edhe me Shqipërinë”, tha Vuçiç./express/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trafikuan një mjet të marrë me qira në Zvicër/ 1 i arrestuar, 1 në kërkim dhe 2 nën hetim

Story i radhës

Detaje nga operacioni “Goditja”, 72 persona u arrestuan, 34 armë u konfiskuan

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë