Skandal/ Publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1sti”, mes tyre prokurorë, gjyqtarë e policë

Prej disa ditësh është duke u folur për një aplikacion të quajtur “Aktiv1isti”, i cili përdoret nga qeveria për të kontrolluar punonjësit e administratës, me qëllim për të rritur aktivitetin në rrjetet sociale.

Ky mund të konsiderohet edhe një skandal, pasi në listë janë edhe emra nga drejtësia apo policia.

Sipas listës të publikuar nga Syri Tv, pjesë e aplikacionit janë gjyqtarë, prokurorë në rrethe, por edhe njerëz që përbëjnë SPAK-un. Pjesë e listës janë 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë të cilët kanë shkarkuar aplikacionin.

Në listë janë punonjës të Policisë së Shtetit, ndër ta funksionarë të lartë të drejtorive në Tiranë dhe qarqe.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi e kanë shkarkuar gjithashtu këtë aplikacion.

Mjekë, infermierë apo dhe mësues janë pjesë e strategjisë së gjurmimit nga PS. Gjithashtu, lista përbëhet nga punonjës të tatimeve, doganave etj.

Nuk mungojnë as të punësuar në sektorin privat të cilët i kanë detyruar të jenë pjesë e aplikacionit Aktiv1st-i të PS, ku detyrohen t’i bëjnë Like, Share dhe komente Edi Ramës për postimet që shpërndan në rrjetet sociale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Roma përgatitet për stadiumin e ri, ja kur do ta ketë gati

Story i radhës

Momenti ku një familje shpëtohet nga rrënojat pas 40 orësh në Siri

Të fundit nga