Skandal në miqësoren e skuadrës spanjolle!
Duhej të ishte një miqësore normale ajo mes Almerias dhe skuadrës së Hearts of Midlothian me të dyja ekipet që luanin në fushën stërvitore të Marbellas.
Por, teksa luhej minuta e 39-të, një sherr nisi në fushë me lojtarët e të dyja palëve që u përfshinë ndërsa nuk munguan grushtet duke e shndërruar impiantin sportiv në një arenë të vërtetë boksi.
Arbitri duke parë situatën e vështirë dhe me nervat që nuk kishin shans të qetësoheshin, vendosi t’i dërgojë të gjithë lojtarët para kohe në dhomat e zhveshjes si dhe të mbyllte përfundimisht ndeshjen, e cila duhej të ishte thjesht një miqësore.