Skandal në Kroaci, mblodhën para për një sëmundje fiktive, por e blenë një Golf VII

September 17, 2023
1 minut lexim

Në Kroaci është ngritur aktakuzë kundër Robert Matalin (37) dhe të dashurës së tij Doris Gregorina (22), të cilët akuzohen se kanë zhvatur shumë para nga njerëzit duke gënjyer për sëmundjen e Robertit.

Ky është një rast i njohur nga Kroacia, i vitit 2018, ku Doris ka nisur një fushatë humanitare për mbledhjen e ndihmave për Robertin.

Dyshja shpikën se Roberti vuante nga leukemia dhe se i duheshin 770,000 kuna kroate për një transplant të palcës së eshtrave, transmeton Telegrafi.

Disa qindra njerëz, kompani dhe institucione u tronditën pas kësaj historie. Para ka paguar edhe futbollisti i njohur Vedran Qorluka, si dhe trajneri i kombëtares kroate, Zlatko Daliq.

Nga hetimet rezultoi se ata kanë grumbulluar gjithsej rreth 31 mijë euro dhe me ato para kanë blerë një veturë të re.

Volkswagen Golf shtatë. Këtë e ka konfirmuar një këshilltar në Komunën e Dubravicës, vend pikërisht në kufirin kroato-hungarez. Ata janë gjetur në pikën e karburantit me atë veturë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse njerëzit zakonisht divorcohen në mars dhe prill?

Story i radhës

Trajneri i FC Shkupi, Zhizhoviç: Për mua ishte ndeshje emocionuese,

Të fundit nga

ShkoLartë