skandal mediat ne itali reagojne ashper per penalltine e mohuar te torinos ndaj interit 622f16a031a9e

​“Skandal”, mediat në itali reagojnë ashpër për penalltinë e mohuar të Torinos ndaj Interit

March 14, 2022
1 minut lexim

Torinos iu mohua një penallti e pastër penallti kundër Interit në ndeshjen e së dielës dhe gazetat sportive italiane kritikuan ashpër gjyqtarin Marco Guida, i cili madje u vlerësua me notën zero nga gazeta torineze “Tuttosport”.

Vendasit ishin duke avancuar me rezultat 1-0 kur Andrea Ranoccchia e goditi në këmbë brenda zonës Andrea Belottin përpara se të prekte topin..

Guida nuk akordoi një penallti dhe nuk pati as rishikim të rastit pas një bisede të shpejtë me gjyqtarin e VAR, Davide Massa.

Drejtori i Torinos, Davide Vagnati dhe trajneri Ivan Juric ishin të acaruar dhe reaguan ashpër pas ndeshjes.

“Ishte një penallti e pastër dhe askush nuk e kupton pse nuk u akordua. Jam i sigurt se do të përpiqen ta shpjegojnë, por nuk do të munden”, tha Juriq.

“Ajo e shkatërroi plotësisht lojën, pasi ne do të kishim kaluar 2-0”, vazhdoi ai.

Gazetat sportive italiane analizuan incidentin dhe të gjitha thonë të njëjtën gjë për këtë rast. Ishte një penallti e pastër për Torinon.

“La Gazzetta dello Sport” e quajti penalltinë e humbur të Guidës një ‘gabim të madh’, duke shtuar se Guida dhe gjyqtari i VAR-it në mënyrë të pashmangshme do të suspendohen.

“Il Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” ishin edhe më të ashpra ndaj arbitrit. “Ajo që bënë Guida dhe Massa është e vështirë të shpjegohet”, ka shkruar “Il Corriere”. “Nuk ka asnjë justifikim për të mos e parë atë në fushë dhe me VAR.”

Guida u vlerësua notën zero nga “Tuttosport” dhe një nga titujt në faqen e parë tregon gjithçka rreth asaj se si ndihen tifozët e Torinos: “Skandal në Torino”, thuhet në lajmin kryesor të kësaj gazete.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nese keni dy ose me shume qen shanset jane qe ata jane bere miq me njeri tjetrin por cfare nese ata nuk shkojne mire 622f169d6f253
Story i mëparshëm

Nëse keni dy ose më shumë qen, shanset janë që ata janë bërë miq me njëri-tjetrin, por çfarë nëse ata nuk shkojnë mirë?

i denuar per armembajtje pa leje arrestohet i riu ne diber 622f16a2c826d
Story i radhës

I dënuar për armëmbajtje pa leje, arrestohet i riu në Dibër

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë