Skandal: Guvernatorja e bankës Popullore pëlqen Apasievin pro-rus

July 13, 2023
1 minut lexim

Politika pro-ruse që në mënyrë të hapur e bën Levica dhe kreu i sajë Dimitar Apasiev janë problematika më e madhe me të cilin po përballet vendi në këtë periudhë kur jemi shumë afër integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kundër kësaj politike kanë dalë thuajse i gjithë spektri politik në vendin tonë, po edhe ndërkombëtarët janë ata që kanë kundërshtuar hapur politikat pro-ruse të Apasievit dhe Levicës.

Por së fundmi ka ndodhur një skandal i vërtetë, sikur të mos mjaftojnë gjithë këto kundërshtarë, politikat e Apasievit i “pëlqejnë” Guvernatores së bankës Popullore, Anita Angelovska, Bezoska.

Këtë pëlqim guvernatorja e ka bërë në mënyrë të hapur duke pëlqyer postimet e kreut të së majtës ekstreme në rrjetet sociale./indeks.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa shtëpi dhe makina të djegura, si dhe evakuime – ndërsa zjarri shpërtheu në fshatrat përreth Shibenikut në Kroaci

Story i radhës

Në Brezovicë edhe një “bishë” e re

Të fundit nga

ShkoLartë