SKANDAL / Deputetja e VMRO-së e krahason Ursula von de Leyen me nacistët!

July 15, 2022
1 minut lexim

Deputetja e VMRO DPMNE-së, Ollga Lozanovska në ditën e dytë të debatit parlamentar për propozimin francez të zhbllokimit të rrugës së integrimit të vendit, në fjalimin e saj ka përdorur një “tweet” skandaloz përmes të cilit ka krahasuar kryetaren e Komisionit Europian me Ursula Von Der Leyen me nacistët.

“Nuk më intereson se çfarë flisni pas gjithë kësaj që i bëni popullit, por do t’ju lexoj një “tweet”. Në një ditë si kjo në vitin 1933, nacistët kanë miratuar ligj për sterilizim të obligueshëm të personave me sëmundje të trashëguara. Sot, respektivisht dje në vitin 2022, na erdhën në shtëpi, në parlament, të na sterilizojnë ne maqedonasve” – ka deklaruar deputetja Lozanovska.

Retorika e këtillë ofenduese ndaj zyrtarëve të Bashkimit Europian është praksë e vazhdueshme në fjalimet e deputetëve të opozitës maqedonase që duhet dënuar nga i gjithë opinioni.politiko.mk

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Histori suksesi e kardiokirurgut kumanovar në Gjermani, mbi 6 mijë operacione të suksesshme

Story i radhës

Aktivitetet javore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale në Gjilan

Të fundit nga

ShkoLartë