Skaloni sfidon mjeshtrin

December 9, 2022
min lexim

Do të sfidojë Luis van Galin dhe në sytë e tij do të mund të shohë të gjithë futbollin që holandezi mban brenda. Një pus njohurish.

Njëzet e shtatë vjet diferencë mes veteranit portokalli dhe Lionel Skalonit që e filloi karrierën e tij në vitin 2016 përkrah Sampaolit, fillimisht në Sevija dhe më pas në kombëtaren e Argjentinës.

Ai u ngrit i vetëm katër vjet më parë dhe supozohej të ishte një angazhim afatshkurtër duke transportuar Argjentinën drejt trajnerit të ardhshëm.

Trajneri i ri ka të kaluar kundër njeriut të shenjtë që ka njëzet vjet pankina në CV e për më tepër në të gjitha gjuhët.

Kontrasti është i papritur, spektakolar, si çdo herë që përplasen dy breza. Trajneri i Argjentinës, ka lindur në vitin 1978, kur “Albiçeleste” bëhej kampione bote për herë të parë duke mundur Holandën në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires.

Skaloni shpreson që ai ogur të përsëritet sot për të mbrojtur një Argjentinë tjetër kundër një tjetër Holande.

“BUONSENS” – Në këtë pjesë të parë të Kupës së Botës, Skaloni duket si iluzionisti më i ri në skenë. Magjia e tij quhet “buonsens”.

Ai mbërriti në Katar në valën e 36 rezultateve të dobishme në seri, një hap larg rekordit botëror të Roberto Mançinit.

Përballë retorikës së gazetarëve argjentinas, të cilët ndienin se ora e lavdisë ishte afër Skaloni zgjodhi logjikën.

“Futbolli është një lojë dhe ne jemi këtu për t’u argëtuar”. Ishte një mënyrë për të ftohur shpirtrat e nxehtë, sepse ndiente diçka të çuditshme në ajër.

Në fakt, Argjentina humbi menjëherë kundër Arabisë Saudite dhe më pas reagoi duke mundur frikën e duke zvogëluar kritikat nëpërmjet rezultateve.

Njëkohësisht, tekniku 44-vjeçar frenoi skrupujt e mirënjohjes ndaj heronjve të Kupës së Amerikës dhe 36 rezultateve pozitive.

Kundër Meksikës bëri pesë zëvendësime. Mesi e mbështeti siç e mbështet asistentin e tij, Pablo Aimar, idhulli i “Pleshtit” dhe ishte një ndërmjetës i vlefshëm mes stafit dhe grupit. Skaloni nuk njeh mirënjohje kur i duhet të bëjë formacionin.

Praktikisht luajnë ata që janë në formë. Shembull janë Paredes që i liroi vendin Fernandezit dhe Lautaro, më të riut Alvarez.

Romero e Papu Gomez janë të djegurit e tjerë, teksa skuadra e gjeti veten më mirë difensivisht me një prapavijë treshe.

 Argjentina arriti në çerekfinale falë erës së freskët të lojtarëve të saj të rinj: Enzo Fernandez, Aleksi Mek Allister, Julian Alvarez.

Një revolucion i vogël i butë, por i guximshëm që ka gjetur konsensusin e popullit polemizues argjentinas.

De Paul është pika fikse, i vetmi, me Otamendin, që ka luajtur 360 minutat e deritanishme të Kupës së Botës. 4-3-3 me Mesin si 9 false është skema e referencës, por nuk ka dogmë.

Dibala është ndër ata që as nuk ka debutuar në Botëror, por nuk do të jetëçudi nëse Skaloni do t’i besojë në një moment duke e vendosur në krah të Mesit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E habitshme, kolumnisti zviceran: Epoka e Xhakës dhe Shaqirit ka përfunduar!

Story i radhës

Zëdhënësja e PD-së: Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës, është gjunjëzuar përpara korrupsionit

Të fundit nga

ShkoLartë