Një pushues në plazhin e Jalës në Dhërmi ka rrezikuar të mbytet mesditën e sotme pasi mjeti lundrues me të cilin ai po lëvizte ka pësuar defekt duke u bllokuar në det të hapur.
Policia bën me dije se pas marrjes së njoftimit i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues që rrezikonte mbytjen.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i policisë
Jalë, Dhërmi / Angazhim dhe përkushtim i përditshëm nga ana e strukturave të Policisë, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe turistëve që hasin problematika apo gjenden në vështirësi të ndryshme.
Policia Kufitare e Dhërmiut i vjen në ndihmë shtetasit që kishte ngelur në det dhe e kishte të pamundur kthimin në breg, si pasojë e defektit në mjetin e tij lundrues skaf.
Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.