“S’ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë”/ MPJ e Shqipërisë reagon pas pretendimit të ministrit të jashtëm rus

Për pretendimet e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov ka reaguar Ministra e Jashtme e Shqipërisë.

Ajo mohon të ketë në Ukrainë shqiptarë mercenarë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë.

Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stuhia godet Britaninë e Madhe/ Në ishull u regjistrua era 196 km në orë

Story i radhës

Martohet Gjira Kajtazi

Të fundit nga